Vdiq nga kanceri, shkencëtarja mbledh 636.000 dollarë për studentët në ditët e fundit

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 13:42
Vdiq nga kanceri, shkencëtarja mbledh 636.000 dollarë për studentët në ditët e fundit

Neuroshkencëtarja kanadeze me prejardhje pakistaneze, Nadia Chaudhri, e cila këtë muaj vdiq nga kanceri, javët e fundit të jetës i kaloi duke mbledhur qindra mijëra dollarë për studentët e margjinalizuar.

Chaudhri vdiq më 5 tetor, më pak se një muaj pasi njoftoi në Tëitter se po vdiste dhe duke e marrë vendimin përfundimtar për ta rritur vetëdijen rreth kancerit. Bashkëshorti i saj, Moni Orife, konfirmoi se shkencëtarja 43-vjeçare vdiq pas betejës së gjatë me sëmundjen e rëndë.

Ajo ishte profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Concordia në Montreal dhe ishte nën kujdes me qetësuar në Spitalin Mbretëror Viktoria për shkak të kancerit në vezore, rezistent ndaj platinumit. Shkencëtarja e dinte se nuk do të kthehej në shtëpi e gjallë.

Megjithatë, ajo arriti që të grumbullonte më shumë se 636 mijë dollarë për kohën që i kishte mbetur, shkruan Independent.

Chaudhri ishte bërë e popullarizuar në rrjete sociale pasi e kishte bërë të ditur sëmundjen e pashërueshme. Ajo e shfrytëzoi përkrahjen e 150.000 ndjekësve për t’i frymëzuar të tjerët vazhdimisht.

(Kosova Sot Online)