Mehaj zbulon se çfarë folën ne Pentagon për veriun

  • G.G /
  • 21 October 2021 - 13:51
Mehaj zbulon se çfarë folën ne Pentagon për veriun

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), se shpejti do të bëhet me dronë të ri.

Kështu bëri të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një konferencë për media pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

” Po kemi arritur marrëveshje për blerje të dronëve për FSK-në. Edhe dronët janë pjesë e kësaj marrëveshje. Vitin e ardhshëm do të jenë dhe pajisjet e tjera”, tha Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes tregoi edhe për prezantimin e idesë së ministrisë që të hapë një bazë të re ushtarake.

Mehaj tha se janë duke pritur një përgjigje nga Amerika për këtë ide.

” Oferta u kam ofru për një bazë të re ushtarake dhe këtë ofertë ja kemi prezentu edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jemi duke pritur vlerësimin e tyre”, tha ai para medieve.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Mehaj tha se kanë folur për zhvillimet në Veri.

Vetëm se këtu sipas Mehajt duhet të respektohet marrëveshja më NATO-në.

” Kemi diskutuar edhe për veriun, por çështjet e fundit i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ne e kemi një marrëveshje me NATO-në që duhet me iu përmbajt”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)