Ky është ish-punonjësi i AKI-së që u arrestua sot, dyshohet se rrezikoi sigurinë shtetërore

  • G.G /
  • 21 October 2021 - 14:49
Ky është ish-punonjësi i AKI-së që u arrestua sot, dyshohet se rrezikoi sigurinë shtetërore

Kosova Sot Online, pak më parë raportoi për arrestimin e një ish-punonjësi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mosruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

Tani është mësuar edhe identiteti i plot, ai është Muhamet Krasniqi, ish-shef i IT-së.

Burimet e tona bëjnë të ditur se i njëjti është suspenduar ditë më parë, me dyshimin se nga kompjuteri i tij ka arritur të nxjerrë informata të klasifikuara, me qëllim të përdorimit përtej institucionit të AKI-së.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një ish-punonjës të AKI’së me inicialet M.K, nën dyshimin se ka zbuluar informacione që kanë rrezikuar sigurinë e vendit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

“…sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

M.K është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)