Më pak se 6 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 15:24
Më pak se 6 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

5 mijë e 560 doza të vaksinave janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, deri tani janë administruar 1 milion e 519 mijë e 933 vaksina.

833 mijë e 695 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës. Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)