Britania regjistron për çdo ditë rreth 40 mijë raste të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 16:16
Britania regjistron për çdo ditë rreth 40 mijë raste të reja me COVID-19

Dilema hamletiane, të shtrëngohen apo jo masat ndaj Covidit në një nga vendet me popullsinë më të vaksinuar në Evropë, duket se është kthyer në lajmin e ditës në politikën dhe median britanike.

Në kushtet kur 80% e popullsisë është vaksinuar dhe kur ka filluar fushata për dozën e tretë të vaksinës nga 50 vjeçarët e sipër, Britania shënon mesatarisht 40 mijë të infektuar në ditë dhe një avion Airbus A319 me të vdekur ose 170 veta, plus-minus çdo ditë, e cila edhe pse duket e frikshme në dëgjim të parë, faktikisht është dhjetëfish më pak e krahasuar me mbi 1700 vdekje nga koronavirusi në janar të vitit të kaluar.

Kjo është arsye që qeveria e Boris Johnson ngurron të forcojë masat shtrënguese, siç deklaroi Ministri i Shëndetësisë së konferencën për shtyp në Doëning Street për koronavirusin që nga fillimi i shtatorit, kur Britania iu rikthye normalitetit.

Frika është se këto raste mund të shtohen në muajt e ardhshëm të ftohtë të dimrit dhe sistemi shëndetësor mund të vihet në krizë, por Britania ka qenë edhe herë të tjera përpara projeksionesh të tilla apokalitike, të cilët përveçse pasqyrimit në shtyp, nuk janë përkthyer në jetën e përditshme gjatë kësaj pandemie.

Një gjë është e qartë, se Boris Johnson do të duhej të ishte përpara një situate mjaft të rënduar që ta rikthente Britaninë në masat e ashpra të dikurshme çka do hidhte në erë edhe fushatën impresionuese të vaksinimit të Britanisë, me të cilën ai dhe qeveria e tij me të drejtë mburren, pas startit katastofik në muajt e parë të pandemisë.

Jeta e përditshme në Britani është e atillë që sot pandeminë ta kujtojnë vetëm shifra e raportimeve ditore në mediat vendase pasi nëse udhëton me metro ose transportin publik, gjysma ose më pak e udhëtarëve mbajnë maska, pasi gjithçka tjetër është si në periudhën para pandemisë.

Britanikët duket se po e shijojnë rikthimin në normalitetin e ri dhe nuk kanë oreks mesa duket për rikthim në lockdown ku shëndeti fizik i britanikëve dhe ai mendor padyshim, por edhe shëndeti financiar i britanikëve të thjeshtë por ai i vendit janë prekur thellë dhe me pasoja afatgjata. Nëse shtimi i mungesës së informacionit se cilat kategori infektohen momentalisht, dhe kur dihet sed sa serioz është një shtamë e re e variantit Delta, gjasat janë që Britania do vazhdojë të jetojë përmes vështirësish me Covidin dhe do të ecë pa kthim mbrapa drejt normalitetit të plotë si para 2019.

(Kosova Sot Online)