Raporti: Franca po nxit tensionet Greqi-Turqi që të shesë armë!

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 20:11
Raporti: Franca po nxit tensionet Greqi-Turqi që të shesë armë!

Mediat turke citojnë burime të brendshme të pohojnë se Franca po i nxit vetë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në mënyrë që t`i shesë armë kësaj të fundit. Sipas burimeve në fjalë, qëllimi i Parisit zyrtar është të kompensoje humbjen nga pakti AUKUS, që i hoqi prej duarve marrëveshjen miliarda dollarëshe të nëndetëseve me Australinë.

Ndryshe, Turqia dhe Greqia ka kohë që janë në tensione prej fillimit të kërkimit të naftës nga turqit në Detin Mesdhe.

Ndërkohë Franca tani ka marrëdhënie të dobëta me aleatët e saj, Australinë, Britaninë dhe SHBA-se.

Mediat e huaja raportojnë se kryeministri Scott Morrison hodhi poshtë akuzat e Francës se Australia kishte gënjyer, duke thënë se Franca duhet të ishte e vetëdijshme se ishte e përgatitur për të prishur marrëveshjen.

Franca thotë se pakti Aukus ka çuar në një “krizë serioze” midis aleatëve.

Në një lëvizje të paparë, ajo ka tërhequr ambasadorët e saj nga SHBA dhe Australia në shenjë proteste.

Sipas paktit Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore si një mënyrë për të luftuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

(Kosova Sot Online)