Vëllai i Driton Velës sulmon Lumir Abdixhikun nga Zyra e Presidentes së Republikës

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 09:41
Vëllai i Driton Velës sulmon Lumir Abdixhikun nga Zyra e Presidentes së Republikës

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim Vela, i ka reaguar ashpër liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, pas deklaratave të tij se Presidenca dhe Qeveria nuk janë në një linjë për Vettingun.

Vela ka shkruar në Twitter se Abdixhiku është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten Osmani se si të shtyhen përpara kauzat, pasi sipas tij, ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka pamundësuar Vettingun në drejtësi.

“Sundimi i ligjit, integriteti dhe ligjshmeria ne sistemin e drejtesise jane dhe mbeten kauza te perhershme te Presidentes Vjosa Osmani,dhe jo angazhim vetem gjate nje kampanje. Per kete Presidentja ka mbeshtetje nga partneret nderkombetare. Andaj, kryetari aktual i LDK, Abdixhiku, eshte njeriu i fundit qe mund ta mesoje Presidenten se si t’shtyhen perpara kauzat, t’cilat ai e ka zakon ti le n’gjysem apo t’behet pjese e kauzave t’gabuara te atit te tij ideologjik Isa Mustafes, qe kane pamundesuar vetingun n’drejtesi”, ka shkruar Vela.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se subjekti që drejton nuk i jep përkrahje një procesi të Vettingut, në të cilin nuk janë të përfshira SHBA dhe BE.

“Presidenca dhe Qeveria sa kemi informacione nuk janë në një linjë për Vettingun. Por ky proces është i pashmangshëm”, është shprehur Abdixhiku.

“Asnjë proces i Vettingut nuk mund të bëhet pa partneritet me BE-në dhe SHBA-në. LDK nuk jep mbështetje për këtë çështje pa SHBA-në dhe BE-në. Nëse BE është jashtë procesit, atëherë ky proces është fragjil”.

(Kosova Sot Online)