Gabriel Escobar i shkon Ambasadës së Kosovës në Washington

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 10:30
Gabriel Escobar i shkon Ambasadës së Kosovës në Washington

Ndihmës sekretari amerikan për Europë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, ka shkuar për vizitë në  në Ambasadën e Republikës së Kosovës në New York, ka bërë të ditur i ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Valdet Sadiku.

Escobar  është pritur nga i ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Valdet Sadiku.

Për takimin ka shkruar llogaria zyrtare e Ambasadës së Kosovës në SHBA në Twitter.

“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, thuhet në postimin zyrtar të ambasadës.

(Kosova Sot Online)