I ngatërrohen pedalet e gazit e frenave, bie me Lamborghini në liqen

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 10:53
I ngatërrohen pedalet e gazit e frenave, bie me Lamborghini në liqen

Një pronar i veturës luksoze, Lamborghini, pati fat që arriti të shpëtonte pa u mbytur, kur aksidentalisht e hodhi veturën sportive në një liqen në Austri.

Vozitësi 31-vjeçar ishte duke vozitur nëpër qytezën Mondee, kur atij raportohet se iu ngatërruan pedalet e gazit dhe frenave dhe përfundoi në liqen duke e lëvizur veturën prapa, shkruan Daily Mail.

I riu arriti që të dilte nga vetura i gjallë dhe të shkonte me not deri në breg të liqenit, ndërsa vetura sharroi rreth 15 metra në ujë.

Vozitësi më vonë u dërgua në një spital lokal, ku mori trajtim mjekësor për lëndimet e lehta që i pësoi.

Pas aksidentit të pazakontë, zjarrfikësit dhe një vinç u dërguan në vendin e ngjarjes për ta nxjerrë veturën. Zyrtarët thanë se operacioni zgjati tri orë.

Policia tha se një person tjetër sapo kishte zbritur nga vetura, ndërsa vozitësi ishte në procesin e kthimit të veturës, kur ndodhi aksidenti.

(Kosova Sot Online)