Kush janë gjashtë burrat e Kosovës që shpërlanin para me të madhe (Emrat)

  • G.G /
  • 22 October 2021 - 12:04
Kush janë gjashtë burrat e Kosovës që shpërlanin para me të madhe (Emrat)

Më 20 tetor u raportua për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që u zhvillua në rajonin e Prishtinës dhe rezultoi me 6 të arrestuar, të cilët dyshohen se kanë shpëlarë 126 mijë euro.

Burimet e Sinjalit Brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se 6 të arrestuarit për këtë rast janë:

1. Florim Lajçi, 31-vjeçar nga Kaçaniku

2. Shabedin Reka, 45-vjeçar, nga Kaçaniku

3. Hamëz Limaj, 53-vjeçar, nga Ferizaj

4. Arment Orana, 43-vjeçar, nga Ferizaj

5. Avdush Qukovci, 42-vjeçar, nga Vitia

6. Lavdim Sllamniku, 30-vjeçar, nga Fushë Kosova

Të njëjtit janë kapur më 20 tetor, rreth orës 18:00, me 126 mijë euro të ngjyrosura, në parkingun e një pompe të derivateve, që gjendet në Çagllavicë. Këto mjete dyshohet se janë derivat i krimit për çka ishte bërë përgatitja që të pastroheshin nga ngjyra dhe të viheshin në qarkullim si para legale.

Krahas arrestimit të 6 personave të dyshuar për këtë rast, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 5 vetura.

(Kosova Sot Online)