Çfarë kishte bërë Dijana Hrkaloviq për partinë e Vuçiqit

  • E.K /
  • 22 tetor 2021 - 12:55
Çfarë kishte bërë Dijana Hrkaloviq për partinë e Vuçiqit

Dijana Hrkalovic, një ish oficere e policisë sekrete e promovuar nga Aleksandar Vuçiç si Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, dha dorëheqje në 2019. Ajo po akuzohet për ndikimin e saj në vrasjen e Vlastimir Milosheviq dhe për lidhjet e saj me strukturat kriminale dhe po mbahet në paraburgim.

Tani, mediat pro pushtetit në Serbi po konkurojnë se kush do ta akuzojë më shumë Dijana Hrkalovic për krime në mënyrë që të fshehin lidhjet e saj me Aleksander Vuçiqin.

Hrkalovic me ndihmën e SNS ishte autorizuar që brenda policisë të kryesonte hetimet e krimeve edhe pse nuk kishte autoritet që sipas ligjit të bënte të njëjtën.

Para disa vitesh, ajo kishte kryer “punë” sipas urdhërave të zyrtarëve të partisë së Aleksander Vuçiq SNS dhe konsiderohej “ushtarja e partisë”, shkruan Nova.rs.

Hrkaloviq ishte një “ushtare” e mirë për partinë e Vuçiqit kur ajo kishte dërguar oficerët e policisë në Potocari për të evidentuar nëse kishte pasur një sulm mbi Aleksander Vuçiqin.

Ajo poashtu në vitin 2018 ishte dërguar tek Lucani për të shtensionuar situatën mes qeverisë dhe opozitës dhe policët që kishin marrë pjesë aty janë shpërblyer.

(Kosova Sot Online)