Skandalet e AKI-së, kjo është ish-zyrtarja milionere, që merrte pagën tre mijë euro

  • 22 October 2021 - 14:34
Skandalet e AKI-së, kjo është ish-zyrtarja milionere, që merrte pagën tre mijë euro

Sot janë zbuluar disa skandale brenda Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, ku është arrestuar një ish punonjës i saj, për keqpërdorim detyre.

Punonjësit e kësaj agjencie kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia Kundër Korrupsionit. Njëra ndër to është edhe ish-zëvendësdrejtoresha në këtë agjenci, Vlora Hyseni.

Ajo është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2019, ndërsa para disa muajsh është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar se posedon tek pasuria e paluajtshme 900 mijë euro, duke përfshirë një shtëpi, tokë dhe pyll. Ajo ka deklaruar se vozit edhe një veturë në vlerë 18 mijë euro.

Të kursyera, Hyseni ka deklaruar të ketë mbi 67 mijë euro në emër të saj dhe prindërit të saj.

Ajo ka deklaruar të ketë pagën mujore 2.943 euro, ndërsa ka deklaruar edhe pensionet e prindërve të tij.

Kështu në total, pasuria e saj llogaritet të jetë mbi 1 milionë euro.

(Kosova Sot Online)