Nuk ndryshojnë masat anti Covid në Shqipëri, aprovohet doza e tretë e vaksinës

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 15:17
Nuk ndryshojnë masat anti Covid në Shqipëri, aprovohet doza e tretë e vaksinës

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Pandeminë, i mbledhur këtë të premte, ka marrë vendimin që të mos ndryshojë masat aktuale ndaj koronavirusit.

Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, bëri thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave aktuale. “Komiteti i ekspertëve mendon se niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen për zbatimin e tyre me rigorozitet”.

Në mbledhjen e fundit të komitetit, është aprovuar edhe doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç.

“Komiteti ka marrë vendimin pas shqyrtimin të komitetit të vaksinimit. Në këtë situatë, prioritet mbetet vaksinimi me dozën e parë, po ashtu komiteti ka vendosur që qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se 6 muaj, pasi kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor”.

(Kosova Sot Online)