Petkoviq: Në takimin e radhës në Bruksel, do të kërkojmë lëvizje konkrete për formimin e Asociacionit

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 15:37
Petkoviq: Në takimin e radhës në Bruksel, do të kërkojmë lëvizje konkrete për formimin e Asociacionit

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me Komisionerin Special për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Johannes Aigner, për situatën në Kosovë.

Petkoviq theksoi se në javët e fundit është shtuar numri i aksioneve të organizuara dhe siç i quajti ai “të sinkronizuara të njësive speciale të armatosura rëndë, të cilat në harkun e vetëm njëzet ditëve, dy herë, ilegalisht dhe pa miratim, pushtuan veriun e Kosovës”.

“Prishtina gjeneron një atmosferë mosbesimi çdo ditë duke refuzuar vazhdimisht të fillojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nga kjo perspektivë, ne duhet të shikojmë deklaratën e djeshme të Besnik Bislimi se nuk do të ketë Asociacion, nuk do të ketë dialog” , ka deklaruar Petkoviq.

Ai shtoi se pavarësisht nga kjo, “në takimin e radhës në Bruksel, Beogradi do të kërkojë hapa konkretë për formimin e Asociacionit, të cilën e ka theksuar qartë edhe Bashkimi Evropian”.

(Kosova Sot Online)