Kush janë kandidatët më të votuar të VV-së për asamble në Prishtinë

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 16:45
Kush janë kandidatët më të votuar të VV-së për asamble në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 17 asambleistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Nora Kelmendi është bindshëm asambleistja më e votuar me 1782 vota. Arbër Vokrri është i dyti në listë me 947 vota, para Berat Lahut me 790 vota, Ermal Osmanit e Gëzim Sveçlëës që kanë 732 e 640 vota.

Triera Kasumi me 610, Mirsad Vitia me 608, Petrit Reqica me 584, Violeta Salihu me 563 e Besnik Mujeci me 544 vota vijojnë listën e më të votuarve.

Pjesë e asamblesë së Vetëvendosjes në Prishtinë pritet të jenë edhe Feim Osmani, Rita Zeqiri, Besart Krasniqi, Edmond Azemi e Berna Saraqi.

(Kosova Sot Online)