“Diçkaje të madhe do t’i jepet fund”, paralajmërimi i fortë i Biden për Ballkanin

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 16:47
“Diçkaje të madhe do t’i jepet fund”, paralajmërimi i fortë i Biden për Ballkanin

Joe Biden e kishte treguar që përpara marrjes së postit të presidentit interesin e tij të vecantë për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një letre të hapur, Biden theksonte se do të angazhohej për problemet në rajon, dhe tashmë, lëvizjet e para diplomatike në këtë drejtim, po shihen.

 

Mediet në Kosovë i japin peshë emërimeve të reja të presidentit amerikan, një riorganizim që dëshmon sipas tyre se SHBA-ja po e ndryshon qasjen në rajon duke shtuar vëmendjen ndaj tij. Procesi nisi me caktimin e Gabriel Escobar si i dërguar për Ballkanin, i pasuar me emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd, së fundi u vendos që në krye të misionit diplomatik amerikan në Bosnje Hercegovinë të Michael Murphy dhe në Prishtinë do të jetë Jeffrey Howenier.

Këtyre emërimeve iu shtohet edhe emri i James O’Brien i nominuar si koordinator për politikat sanksionuese të SHBA-së. Caktimin e Hill në Beograd, analisti  Marko Savkovic, e sheh si një sinjal të qartë se Bideni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të mbyllin një problem të madh në rajon.

“Hill ka jetuar dikur atje në rininë e tij, kur i ati punonte si këshilltar në Ambasadën e SHBA-së në Serbi. Nuk ka dyshim se emërimi i tij dhe përvoja e mëparshme do të ishte një sinjal i qartë i vendosmërisë amerikane për t’i dhënë fund diçkaje të madhe këtu”, citohet të ketë thënë Savkovic.

(Kosova Sot Online)