Ambasada ruse në Serbi për të shpallurit non grata: Ky vendim nuk ka asnjë efekt juridik

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 19:50
Ambasada ruse në Serbi për të shpallurit non grata: Ky vendim nuk ka asnjë efekt juridik

Ambasada ruse në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm.

Ata kanë thënë se ky  vendin nuk ka asnjë efekt juridik.

“Ne nuk e njohim “pavarësinë” e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, “qeverinë” rajonale dhe strukturat e tjera. “Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dy persona, zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, janë shpallur non-grata nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)