“Më është këputur zemra”, thotë aktori Baldwin pas të shtënave fatale

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 21:06
“Më është këputur zemra”, thotë aktori Baldwin pas të shtënave fatale

Aktori, Alec Baldwin, ka shprehur tronditjen dhe trishtimin e tij pasi qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins gjatë xhirimit të një filmi në Nju Meksiko.

Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Zemra ime është e këputur për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai.

Hutchins, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e filmit derisa punonte si drejtore e fotografisë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nënë dhe kolege shumë të admiruar”, shkroi aktori në Twitter.

(Kosova Sot Online)