Haziri: Gara në Gjilan është mes meje dhe një grupi të Vetëvendosjes

  • A.P /
  • 22 tetor 2021 - 21:16
Haziri: Gara në Gjilan është mes meje dhe një grupi të Vetëvendosjes

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri tha se po bën garë në këtë komunë me një grup të VV’së. Ai përmendi edhe kryeministrin Albin Kurti i cili sipas tij kishte deklaruar se “të gjitha programet do t’i vazhdoj por me Alban Hysenin më lehtë”.

“Ne kemi shter debatin për një muaj me të gjithë kandidatët dhe kemi pasur hapësirë dhe kohë me debatuar me qytetarët, me i ballafaquar programet”, thotë Haziri.

“Ajo që po shihet në Gjilan është se nuk është një garë mes meje dhe kandidatit të VV’së por në mes meje dhe një grupi të madh eksponentësh që po rrinë me garantuar votën e tyre për kandidatin e VV’së”, theksoi Haziri.

“Më balotazh do të flas me qytetarët”, shtoi ai.

Në rundin e parë të zgjedhjeve Lutfi Haziri u rendit i dyti me 18.289 ose 43,81%. I pari u votua Alban Hyseni i VV’së me 18.550 ose 44,43%.

(Kosova Sot Online)