Haziri: Alban Hyseni nuk e ka votuar ligjin për qytetin e vet derisa e ka lejuar partia

  • A.P /
  • 22 tetor 2021 - 21:25
Haziri: Alban Hyseni nuk e ka votuar ligjin për qytetin e vet derisa e ka lejuar partia

Lutfi Haziri, kandidat i LDK’së për kryetar të Gjilanit ka akuzuar kundërkandidatin Alban Hyseni se nuk ka votuar projektligjin për impiantin e ujërave të zeza për këtë qytet.

“Kur ka qenë projektligji i impiantit të ujërave të zeza që ka qenë projekti më i madh i pritur në Anamoravë jo vetëm në Gjilan, me impakt regjional, ne kemi punuar shumë me tri qeveri për ta realizuar. Deputeti i VV’së, kandidat për kryetar të Gjilanit nuk e ka votuar derisa nuk e ka lejuar partia për ta votuar”, tha Haziri.

“Deputeti Alban Hyseni, i cili edhe sot është deputet, nuk është larguar asnjëherë, nuk e ka votuar ligje sistemor për qytetin e vetë derisa nuk i ka thënë partia me e bo. Kjo ka ndodhur gjatë tërë verës që po e lëmë pas”, theksoi Haziri.

“Kur partia ka vendos para shpërndarjes së parlamentit që me votuar një kategori të ligjeve të caktuar në pako në marrëveshje me LDK’në, edhe PDK’në edhe VV’ja atëherë e ka kaluar në seancën e fundit para se me u shpërnda. Ndërkohë kanë humbur javë të tëra për këtë projekt”, shpjegoi ai.

Në rundin e parë të zgjedhjeve Lutfi Haziri u rendit i dyti me 18.289 ose 43,81%. I pari u votua Alban Hyseni i VV’së me 18.550 ose 44,43%.

(Kosova Sot Online)