Haziri: Edhe Fushë Kosova do të shkojë pa balotazh, janë në pyetje 13 vota

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 21:45
Haziri: Edhe Fushë Kosova do të shkojë pa balotazh, janë në pyetje 13 vota

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja pritet ta fitojë pa balotazh edhe një komunë.

Bëhet fjalë për Komunën e Fushë-Kosovës, ku kandidati i LDK-së, Burim Berisha, fitoi 49.96% të votave.

E sipas Hazirit, me numërimin e votave me kusht dhe atyre nga jashtë, Fushë-Kosova do të jetë komuna e tretë që LDK-ja e fiton pa balotazh në këto zgjedhje.

“Edhe Fushë-Kosova për 10-11 vota pritet me hy pa balotazh”, është shprehur Haziri.

“Votat me kusht dhe votat prej jashtë, për 12-13 vota Fushë-Kosova do të jetë komuna e tretë pa balotazh”, ka thënë Haziri.

Komuna e Gjilanit, ku Haziri synon edhe mandatin e tretë, ka shkuar në balotazh në mes të LDK-së dhe VV-së.

Alban Hyseni i VV-së e mposhti Hazirin në rundin e parë të zgjedhjeve me një rezultat të ngushtë, megjithatë se kush do ta fitojë Komunën e Gjilanit pritet të vendoset në rundin e dytë më 14 nëntor.

(Kosova Sot Online)