481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 09:19
481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 481.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 5 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi nj ë milion e 500 mijë doza të vaksinës.

Deri tani, afro 700 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)