Burri nga Istogu e gjuan me armë dhëndërrin, dyshonte se gruaja e tradhtoi me të

  • G.G /
  • 23 October 2021 - 14:07
Burri nga Istogu e gjuan me armë dhëndërrin, dyshonte se gruaja e tradhtoi me të

Sot u raportua për një tentim vrasje në fshatin Studenicë të Istogut. Sipas raportit 24-orësh, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Por nga kjo e shtënë nuk është plagosur asnjë person.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet në Prokurori që rasti ka ndodhur mes një personi dhe dhëndrit të tij.

Motivi dyshohet të ketë qenë tradhtia. Siç mëson media, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) e ka gjuajtur bashkëshortin e motrës me dyshimin që gruaja e tij e ka tradhëtuar me të.

I dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)