Përplasje në LDK-në e Ferizajit, anëtari akuzon një pjesë të strukturave për “loja korruptive e tradhëti”

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 13:14
Përplasje në LDK-në e Ferizajit, anëtari akuzon një pjesë të strukturave për “loja korruptive e tradhëti”

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Blerton Sadrija ka shkruar akuzuar një pjesë të strukturës së LDK-së në Ferizaj për loja korruptive dhe për tradhëti të partisë.

Ai në një postim të tij në Facebook thotë se humbja e LDK-së në Ferizaj nuk kishte të bënte me të metat e kandidates për me komprometimin e degës së LDK-së në Ferizaj.

“Loja korruptive e disa anëtarëve të strukturës së LDK-së në Ferizaj gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë e dukshme. Më tutje, dihet publikisht për këtë tradhëti shumë kohë para zgjedhjeve.”, ka shkruar ai në Facebooj.

Sipas tij, niveli qendror i LDK-së nuk ka arritur ta “spastrojë degën e saj në Ferizaj”.

Ky është postim i tij:

Sibeli i duhet Ferizajt, përmes një LDK-je të refornuar në Ferizaj

Zgjedhjet e 17 tetorit treguan në Ferizaj se si një kandidate profesioniste, guximtare për ndryshime rrënjësore, mund të humb garën. Humbja nuk ishte për të metat e kandidates së LDK-së por për komprometimin e degës së LDK-së në Ferizaj.


Loja korruptive e disa anëtarëve të strukturës së LDK-së në Ferizaj gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë e dukshme. Më tutje, dihet publikisht për këtë tradhëti shumë kohë para zgjedhjeve.
Ka qenë dështim i nivelit qendror të partisë që nuk ka arritur të spastrojë degën e saj në Ferizaj.
Rikthimi dhe fuqizimi i LDK-së në Ferizaj mund të arrihet vetëm me Sibelin në krye të degës dhe me largimin e personave të cilët de jure janë anëtarë të LDK-së ndërsa de facto angazhohen publikisht dhe fshehurazi për subjektet tjera kundërshtare.

(Kosova Sot Online)