OSCE me punëtori për komunitetet jo shumicë, përgatitje për aplikim për polici

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 13:40
OSCE me punëtori për komunitetet jo shumicë, përgatitje për aplikim për polici

Misioni i OSCE-së në Kosovë ka bërë të ditur se do të organizojë punëtori përgatitore për anëtarët e komuniteteve jo shumicë se si të aplikohet për një polic.

Nga OSCE përmes një postimi në Facebook është thënë se kjo punëtori do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike më 27 tetor.

“Punëtoria konkretisht synon komunitetet kosovare romë, kosovarë ashkali dhe kosovarë egjiptianë në Kosovë, dhe do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga data 27 tetor 2021. Do të elaborojë procedurën e aplikimit, testimin dhe hapat e tjerë të nevojshëm për aplikimi si polic” thuhet në një postim në Facebook.

Në shkrim bëhet e ditur se kushdo që është i interesuar që të marrë pjesë duhet të dorzojë CV-në dhe letrën motivuese deri më 24 tetor në [email protected].


(Kosova Sot Online)