Ja kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 13:47
Ja kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Sipas Valmir Elezit nga KQZ-së, gjatë kësaj periudhe ky institucion ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas vlerësimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime.

Elezi: Më shumë se gjysma e votave jashtë vendit janë refuzuar.

“Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga persona të njëjtë (168)", tha Elezi.

Sipas tij, numërimi i votave jashtë Kosovës do të përfundojë sot gjatë ditës. Ndërsa, numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta do të nis nesër.


(Kosova Sot Online)