Ky është kandidati që siguroi më së shumti vota nga diaspora në Gjilan

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 18:00
Ky është kandidati që siguroi më së shumti vota nga diaspora në Gjilan

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë, gjithsej 199.

Pas tij, më së shumti vota ka siguruar kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri.

Haziri ka arritur të marrë 99 vota.

Kandidatja e PDK’së, Leonora Morina-Bunjaku ka marrë 20 vota, kandidati Lulzim Bexheti ka marrë 4 vota, ndërsa Nazmi Gagaci i AAK’së dhe Gani Neziri kanë marrë nga 1 votë.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i LVV’së, Alban Hyseni dhe kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri kanë shkuar në balotazh.

Hyseni ka arritur të sigurojë 18 mijë e 550 vota ndërsa Haziri 18 mijë e 289.

(Kosova Sot Online)