Vetëvendosje prin në 15 komuna, LDK në 7, PDK e AAK në 3

  • G.G /
  • 25 October 2021 - 11:23
Vetëvendosje prin në 15 komuna, LDK në 7, PDK e AAK në 3

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit).

Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

(Kosova Sot Online)