Lista për vrasjen e politikanëve shqiptarë, Ramabaja: Ishte hartuar gjatë luftës

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 21:25
Lista për vrasjen e politikanëve shqiptarë, Ramabaja: Ishte hartuar gjatë luftës

Sadri Ramabaja, ka folur për rastin “Syri i Popullit”.

Zhvillimet e fundit në Kosovë pas rastit të arrestimit të dy personave, punonjës të AKI-së, lidhur me dëshmitë e tyre të rrejshme për rastin në fjalë.

Ramabaja ka treguar se ka kaluar tri vite në burg si pasojë e këtij rasti pasi ishte i dyshuar. Ai thotë se lista e personave që duhej të vriteshin si tradhtarë është shkruar gjatë luftës dhe se në to janë shtuar shumë emra.  

“Kjo listë kishte ekzistuar gjatë luftës dhe ishte riplotësuar nga Murati. Për fat të keq, edhe disa emra të vecantë, si Halil Matoshi dhe të tjerë, kanë qenë shtuar. Murati thoshte në gjykatë se nga kanë ardhur këta emra, unë i kam miq. Pra dua të them se lista është pasuruar. Dhe në krye të listës është katapultuar emri i Azem Vllasit. Unë besoj se ky krim shtetëror, drejtësia dhe strukturat e drejtësisë duhet t’i shkojë deri ën fund. E para, një njeri është plagosur. Familjet janë shkatërruar. Ekonomitë tona janë shkatërruar. Disa prej ne nuk kanë mundur të mbijetojnë nga ajo që ka ndodhur. Në sallën e gjyqit kanë zbritur garnitura e shtetit. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Stalinit. Jashtë gjyqit qëndronin forca të mëdha të njësiteve elitare policore dhe anti-terrorizmi sikur vertetë të kishte organizatë terroriste. Këto edhe ish-presidenti edhe mekanizmi i tij e të tjerët e kanë ditur se janë thjeshtë fluska sapuni, thjeshtë i kanë keqpërdorur për qëllime politike”, tha ai. 

\(Kosova Sot Online)