Latifi: Dikush po do që krejt storiet e vrasjeve me i lidhë rreth një individi

  • A.P /
  • 25 tetor 2021 - 21:53
Latifi: Dikush po do që krejt storiet e vrasjeve me i lidhë rreth një individi

Blerim Latifi thotë se në vitet 2016 e deri më 2018 konflikti politik në Kosovë i kishte mbërri majat.

“Mendoj se qarqe të caktuara të vendeve të caktuara të cilat kanë qenë jetësisht të interesuara që Kosovën me zhyt në një konflikt edhe më të thellë politik, mbase  edhe në një konflikt që do të merrte përmasa të dhunës politike. Këto qarqe kanë qenë të interesuara që të thellojnë këtë punë, të shkojë deri në një konflikt të hapur ndoshta edhe me mjete të tjera dhe jo vetëm akuza e kundër-akuza”, thotë Latifi.

“Këto shërbime e kanë gjetur një njeri ose një grup njerëzish të cilët së paku verbalisht e kanë kultivuar një diskurs agresiv dhe konfliktual.

“Murat Jashari me vite në faqet e “Bota Sot” do far seancash me pyetje. Është indikacion se si një veprimtar i LPK’së boton artikuj e aso pyetjesh në një gazetë që ka qenë atni LPK’së”, theksoi Latifi.

“Si ndodhi që një aktivist i LPK’së po boton te “Bota Sot””, pyet ai.

“Një lojë e endur nga shërbimet e huaja armiqësore të Kosovës të cilat përmes shqiptarëve, përmes ish-veprimtarëve të cilët dukur kanë qenë në një organizatë politike, me i përdor edhe me krijuar një situatë të konfliktit politik”, theksoi ai.


(Kosova Sot Online)