Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 10:20
Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar.

Nga SHSKUK kanë thënë se sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

(Kosova Sot Online)