Kurti pret një delegacion të Komisionit Evropian, bisedohet për vizat dhe dialogun

  • G.G /
  • 26 October 2021 - 12:45
Kurti pret një delegacion të Komisionit Evropian, bisedohet për vizat dhe dialogun

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), të prirë nga Vessela Tcherneva, Zëvendësdrejtore dhe Shefe e zyrës së ECFR, në Sofje.

Ai ka theksuar përkushtimin e qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit si dhe krijimin e vendeve të punës, në mënyrë që të ofrohet mundësi të barabarta për të gjithë.

“Ai veçoi synimet për krijimin e një ambienti të favorshëm për të tërhequr investitorët e huaj drejt krijimit të një ekonomie të qëndrueshme dhe zhvillimit të vendit”.

“Kryeministri theksoi se zgjedhjet demokratike dhe fitorja bazuar në përkrahjen masive e qytetarëve kanë sjellë rezultate pozitive në të gjitha fushat. Ai vuri theksin te rritja e hovshme e ekonomisë, që sipas Bankës Botërore është 9,9%. Për shkak të rritjes së besimit të qytetarëve në qeveri janë rritur edhe të hyrat buxhetore, investimet e jashtme si dhe remitancat nga diaspora. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në shëndetin dhe rritjen e ekonomisë”, është shprehur ai.

“Në fushën e bashkëpunimit rajonal, Kosova është pro bashkëpunimit dhe integrimit në kuadër të agjendës evropiane dhe me prezencën e pjesëmarrjen e BE-së. Kryeministri potencoi se bashkëpunimi duhet të jetë ekonomik, por edhe i bazuar në vlera ku avancojmë të drejtat dhe liritë. Bisedimet me Serbinë janë për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku zgjidhen çështjet e pazgjidhura sikurse borxhet, dëmet e luftës e reparacionet, e që rezulton me njohje reciproke”.

Në këtë takim është biseduar edhe për liberalizimin e vizave, për çfarë është shprehur brenga për vonesën në këtë proces.

(Kosova Sot Online)