Shuma marramendëse që duhet ta paguani nëse kaloni në të kuqen në Abu Dhabi

  • G.G /
  • 26 October 2021 - 13:09
Shuma marramendëse që duhet ta paguani nëse kaloni në të kuqen në Abu Dhabi

Shoferët që kalojnë me semafor të kuq në Emiratet e Abu Dhabi do të duhet të paguajnë një gjobë shumë të lartë që arrin në 51,000 Dh ose e konvertuar në euro kap shifrën e 12 mijë eurove, dhe gjithashtu do t’u konfiskohet patentat e shoferit për gjashtë muaj, sipas një njoftimi të publikuar nga Policia e Abu Dhabit.

Dënimet për shkeljen, e cila mund të çojë në aksidente të rënda rrugore, madje edhe në vdekje, u rritën në Ligjin Nr. 5 të vitit 2020 për ndalimin e automjeteve në Emiratet e Abu Dhabi. Kundërvajtësit i vendoset gjobë e menjëhershme prej 1000 Dh ose 235 euro, së bashku me heqjen e 12 pikëve nga patenta. Gjithashtu mjeti sekuestrohet për 30 ditë.

Lirimi i bllokimit

Për nxjerrjen e mjetit të sekuestruar nga pika e bllokimit, duhet paguar 50 000 Dh ose 11,700 euro. Mjeti qëndron i konfiskuar deri në pagimin e tarifave, në të kundërt del në ankand nëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga data e ndalimit dhe nuk është kërkuar nga pronari.

Shkelje të tjera të rënda

Një sërë shkeljesh të tjera të rënda parashikojnë gjithashtu gjobën 12 mijë euro dhe bllokim, përfshijnë përplasjen ose dëmtimin e automjeteve të policisë, pjesëmarrjen në gara të paautorizuara rrugore, drejtimin pa targa të vlefshme, drejtimin e pakujdesshëm në një mënyrë që rrezikon jetën e shoferit ose të tjerëve.

(Kosova Sot Online)