Pjesëtar i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës: Nëse atë e quani burrë, neve na mbetet të heqim dorë nga ky epitet

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 13:12
Pjesëtar i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës: Nëse atë e quani burrë, neve na mbetet të heqim dorë nga ky epitet

Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditëve, por që u raportua së fundi me publikimin e një video-incizimi.

Përmes pamjeve mjaftë të rënda tregohet se si një person i dyshimtë grushton një grua derisa po bënin blerje në një prej marketeve të Prishtinës.

Në video-incizimi shihet qartë se i njëjti acarohet vetëm pse që të dyve u preken karrocat e blerjes, e më pas nuk heziton që të përdorë gjithë forcën që ka në goditje drejtuar kësaj gruaje.

Madje këtë ai e bëri në prani të fëmijëve dhe gruas së tij e cila tentonte ta largonte.

E pas kësaj ka reaguar edhe pjesëtari i Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Ai tha se “vetëm burrë nuk është ai që ngreh dorë ndaj njerëzve të pafuqishëm për tu mbrojtur, nëse atij vazhdoni ti thoni burë, neve na mbetet që të heqim dorë nga ky epitet”.

Ai madje tha ta quajnë si të duan, por jo burrë.

(Kosova Sot Online)