Sot më shumë raste me COVID-19 se ditëve të kaluara në Kosovë

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 15:01
Sot më shumë raste me COVID-19 se ditëve të kaluara në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 20  raste të reja të infektuara me këtë  virus, më shumë se që janë raportuar ditëve të kaluara.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)