Rezultati në Drenas pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara

  • A.P /
  • 26 tetor 2021 - 16:52
Rezultati në Drenas pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kushtet dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në komunën e Drenasit më së shumti vota për kryetar mori Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithsej ai mori 219 vota.

Kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi mori 148 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Fejzi Kiqina mori 116.

Për sa i përket votave për asamble komunale, PDK-ja mori 186 vota, LVV-ja 119 vota, LDK-ja 10 vota dhe Demokratët për Drenasin 99 vota.


(Kosova Sot Online)