Numërohen votat me kusht në Istog, ky është kandidati më i votuar

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 19:19
Numërohen votat me kusht në Istog, ky është kandidati më i votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për komunën e Istogut.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka grumbulluar më së shumti vota me kusht për këtë komunë, plot 131 të tilla.

Ndërkaq me 10 vota më pak se Ferati qëndron Bekë Berisha i AAK-së.

Në fund të kësaj liste radhitet Idriz Blakaj, me 8 vota.

(Kosova Sot Online)