Përfundon numërimi i votave me kusht në Gjilan, VV thellon avantazhin ndaj LDK-së

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 19:32
Përfundon numërimi i votave me kusht në Gjilan, VV thellon avantazhin ndaj LDK-së

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht për komunën e Gjilanit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave ku Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka dalë i pari nga ky numërim, me 228 vota.

Ndërkaq pas tij, qëndron Lutfi Haziri, nga LDK-ja me 44 vota më pak se kandidati i LVV-së.

Hyseni ka dalë më i votuar edhe me votat e diasporës ndërkohë që Gjilani do të shkojë në balotazh mes LDK-së dhe VV-së më 14 nëntor. 

(Kosova Sot Online)