Ish-kryeministri Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 20:35
Ish-kryeministri Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Kavaja se kur të hapet gara për kreun e Partisë Demokratike, një nga kandidatët do të jetë dhe ai.

Sali Berisha: Ftoj çdo delegat që të firmosë të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën, se garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do të ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im te ju është frymëzim për mua. Kam shumë besim te demokratët. Kisha 8 vite i larguar dhe ju e dini që këto janë takimet e para publike me anëtarësinë. U nis në rrethana krejt të pazakonta. Por unë prapë se prapë besoja se demokratët janë atdhetarë. Besoja se janë njerëz të idealeve.


(Kosova Sot Online)