Vjosa Osmani thotë se me Qeverinë e re, Kosovës iu ndërrua imazhi ndërkombëtar

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 09:34
Vjosa Osmani thotë se me Qeverinë e re, Kosovës iu ndërrua imazhi ndërkombëtar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova pas krijimit të Qeverisë së re, Kosovës iu ndërrua imazhi ndërkombëtar.

Ajo në “Prime Time” tha se tash Kosova po shihet si vend për investime direkte ndërkombëtare.

E para e shtetit tha se janë duke punuar për siç u shpreh ajo “sanimin e gabimeve dhe dëmeve të mëdha që i ka shkaktuar lidershipi i kaluar’”.

E para e vendit tha se megjithatë për vetëm 6 muaj nuk mund të pritet ndryshim rrënjësor.

(Kosova Sot Online)