Një ditë pasi u vendos në banesën e re, çifti gjen dhomën ‘sekrete’ që ka hyrjen nga dollapi i kuzhinës

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 10:21
Një ditë pasi u vendos në banesën e re, çifti gjen dhomën ‘sekrete’ që ka hyrjen nga dollapi i kuzhinës

Një çift ka zbuluar një dhomë ‘sekrete’ në banesën e tyre të re vetëm disa ditë pasi u vendosën aty.

Sipas medieve të huaja, hapësira sekrete, e cila u gjet nga dy qiramarrësit brenda një dollapi të kuzhinës ka gjithashtu edhe një dritare.

Megjithatë, nuk ka asnjë derë për të hyrë normalisht në dhomë. Nuk ka dysheme të rregulluar dhe duket se ka brenda disa instalime elektrike dhe materiale ndërtimi.

Sipas Yahoo News Australia, një grua e paidentifikuar nga Mbretëria e Bashkuar postoi zbulimin e pabesueshëm në një grup në Facebook.

“Sapo mora me qira një apartament me të dashurin tim dhe gjetëm një dhomë brenda dollapit të kuzhinës tonë”, ka shkruar gruaja.

(Kosova Sot Online)