Kërkohen 1 mijë taksistë, paga deri në 6 mijë euro, kriteret që duhen plotësuar

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 10:48
Kërkohen 1 mijë taksistë, paga deri në 6 mijë euro, kriteret që duhen plotësuar

Addison Lee, kompania më e madhe e taksive në Londër ofron 6000 euro për katër javë pune për taksistët.

Kjo pagë është e vlefshme vetëm në muajin e parë dhe ka si kriter që shoferët të bëjnë të paktën 140 udhëtime.

Paketa përfshin edhe pagesën e ditëve të lejes. Brexit ka krijuar boshllëqe në tregun e punës në Britaninë e Madhe, veçanërisht në fushën e transportit e cila ka marrë edhe goditjen më të madhe.

Nga ana tjetër mungesa e kamionëve ka sjellë edhe rritje të ndjeshme në çmimet e karburantit. Qeveria ka vendosur të ofrojë vizë të përkohshme për disa profesionistë dhe po mendon ta zgjerojë këtë edhe në sektorë të tjerë.

Sipas Bloomberg, Adison Lee do të punësojë 1000 shoferë, me synimin për të rritur udhëtimet me 40% në muajt gusht dhe shtator. Kompania pret që kërkesa të vazhdojë në rritje deri për Krishtlindje.

(Kosova Sot Online)