Raporti sizmik: Ja epiqendra e tërmetit që e dridhi pak Kamenicën me rrethinë

  • G.G /
  • 27 October 2021 - 11:22
Raporti sizmik: Ja epiqendra e tërmetit që e dridhi pak Kamenicën me rrethinë

Një tërmet i lehtë është ndier mëngjesin e sotëm në rajonin e Anamoravës (Kamenicë dhe Gjilan).

Raporti i fundit thotë se epiqendra e tërmetit ishte në Serbi dhe tërmeti ishte me magnitudë prej 2.3 shkallë të Rihterit por që u ndie në disa fshatra të Kamenicës.

Citojmë Meteo Kosovën:

Lëkundje sizmike në Gjilan!

E përditësuar: Tërmet me magnitudë prej 2.3 shkallë të Rihterit në orën 10:24. Epiqendra ishte në Serbi, konkretisht në drejtim verior nga Kamenica apo specifikisht rreth fshatit Shahiq dhe Zhujë.

(Kosova Sot Online)