Burri e ngacmon sek.sualisht në autobus, gruaja e kap për fyti dhe e hedh në tokë

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 16:11
Burri e ngacmon sek.sualisht në autobus, gruaja e kap për fyti dhe e hedh në tokë

Një grua që praktikonte artet marciale u bë objekt i ngacmimi seksual në autobus. Por autori nuk e kishte kuptuar se ishte ngatërruar me gruan e gabuar.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon se ngacmimi seksual ndodhi në një linjë autobusi në Brazil më 20 tetor.

Gruaja ishte duke u kthyer nga palestra në shtëpi me autobus.

Videoja që u filmua nga një pasagjer tjetër dhe qarkulloi në rrjetet sociale. Në video shihet se gruaja e cila praktikonte artet mariciale Muay Thai kap për fyti agresorin dhe e vë poshtë në dyshemenë e autobusit.

Sipas policisë burri duke shfrytëzuar nga fakti  që autobusi ishte plot i ishte ngjeshur gruas nga pas.

Madje kishte hapur zinxhirin e pantallonave gjatë kryerjes së aktit, sipas raportit, shkruan DailyMail.

Një grusht dhe nokaut, më pas e tërheq zvarrë jashtë qendrës tregtare, Shikoni çfarë filmuan kamerat

Në fillim gruaja e kishte goditur në hundë dhe e kishte vënë për poshtë.

Më pas i kishte kërkuar shoferit të ndalonte në stacionin më të afërt të policisë për të raportuar incidentin.

Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur hetimet ndaj tij.

(Kosova Sot Online)