Gazetari Halil Berisha përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 16:23
Gazetari Halil Berisha përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale

Gazetari Halil Berisha ka përfunduar dëshminë në seancën gjyqësore kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Berisha në Gjykatën Speciale u mor në pyetje për pjesëmarrjen në konferencat e organizuara nga OVL e UÇK-së, ku u publikuan dokumente të Gjykatës Speciale.

Më tutje, gazetari kosovar u pyet edhe për shkrimet që kishte bërë lidhur me ato dokumente dhe për atë nëse ka pasur persona me të cilët gazetari Berisha i ka ndarë ato dokumente. 


(Kosova Sot Online)