Kryeministri Kurti ngushëllon për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 18:21
Kryeministri Kurti ngushëllon për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 51 vjeçare.

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.

Vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë.

Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë.

Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”, tha kryeministri Kurti.​ 

(Kosova Sot Online)