Ferizajasi punësoi dhe strehoi dy vajza të mitura, arrestohet

  • E.K /
  • 28 tetor 2021 - 10:06
Ferizajasi punësoi dhe strehoi dy vajza të mitura, arrestohet

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ka punësuar dhe strehuar një vajzë të moshës 13-vjeçare dhe një 15-vjeçare.

Rasti ka ndodhur më 20 tetor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar më 27 tetor, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Ferizaj 20.10.2021-21:00.  Është arrestuar  me 27.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke punësuar dhe strehuar dy viktimat femra kosovare njëra fëmijë (13-vjeçare) dhe tjetra e mitur (15-vjeçare). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)