Në balotazh shkon edhe Komuna e Drenasit

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 11:07
Në balotazh shkon edhe Komuna e Drenasit

Raund të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, do të ketë edhe në Drenas.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në bazë të rezultateve finale të shpallura sot, në Drenas do ketë balotazh ku garë do ketë mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Driton Ajazit të DD-së.

Ramiz Lladrovci 45.4%

Driton Ajazi 30.50%

Fejzi Kiqina 17.30%

Xhavit Drenori 4.16%

Arta Ahmeti 1.79%

Anduena Gllareva 0,96%

(Kosova Sot Online)