Arrestohet një ish zyrtar i Komunës së Prishtinës, ja arsyeja

  • G.G /
  • 28 October 2021 - 11:10
Arrestohet një ish zyrtar i Komunës së Prishtinës, ja arsyeja

Policia ka arrestuar një ish zyrtar të Kuvendit Komunal në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ish zyrtari dyshohet se derisa kishte regjistruar disa persona në librin amëz dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile.

“Prishtinë 2018-2021. Me datë 27.10.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar–ish zyrtar i gjendjes civile në KK-Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur gjatë periudhës së cekur kohore, duke regjistruar disa persona në librin amëz dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)