Shtetet që e pësojnë më së shumti nga moti ekstrem

  • G.G /
  • 28 October 2021 - 12:33
Shtetet që e pësojnë më së shumti nga moti ekstrem

Teksa udhëheqësit botërorë po përgatiten për t’u takuar në Glasgou, për të diskutuar rreth reagimit të tyre ndaj ndryshimeve klimatike, një raport i përvitshëm i rrezikut nga klima ka treguar se stuhi më të fuqishme po i godasin më rëndë njerëzit dhe ekonomitë, teksa të varfrit po i pësojnë humbjet më të mëdha. 

Grupi hulumtues Germanwatch ka zbuluar se ndërmjet viteve 2000 dhe 2019, Porto Riko ka përjetuar 24 ngjarje të motit ekstrem.

Shteti i dytë i goditur më së shumti gjatë të njejtës periudhë ishte Mianmari, i pasuar nga Haiti, Filipinet dhe Mozambiku.

Mbi 475 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërmjet viteve 2000 dhe 2019 si rezultat i drejtpërdrejtë i më shumë se 11 mijë ngjarjeve të motit ekstrem.

(Kosova Sot Online)